Çka është FKP?
top of page

Çka është FKP?



Trajnimi FKP (trajnimi Fachkenntnisprüfung) është një kurs 6 mujor,që përbëhet prej mësimeve teorike në Shtutgart ose Karlsruhe, dhe mësime praktike në spitalin e punëdhënësit.


FKP në mjekësi në Gjermani është një shkurtim që përfaqëson " Fachkenntnisprüfung " ose në anglisht "Specialized Knowledge Examination." FKP është një provim që infermierët duhet të kalojnë për tu pajisur me licensë gjermane që të mund të vazhdojnë punën e tyre si infermierë në Gjermani.


Provimi FKP zgjat një javë, dhe gjatë kësaj jave testohet teoria dhe praktika, ndërsa rezultatet shpallen në ditën e fundit të provimit.


Marrja e këtij trajnimi dhe provimi FKP, ju jep një licencë pune gjermane të përjetshme dhe pagë të barabartë dhe njëllojë me të drejtat që kanë edhe infermierët gjermanë. Gjithashtu, kandidatëve u paguhet paga gjatë 6 muajve të kursit përgatitor.



bottom of page