Hapet konkurs i ri për 5 infermierë në Klinikën Crailsheim!
top of page

Hapet konkurs i ri për 5 infermierë në Klinikën Crailsheim!


WeNurse Kosova, si partner i infermierëve kosovarë në rrugën drejt zhvillimit profesional në sektorin shëndetësor në Gjermani, hap të shpallur konkursin për 5 infermierë në Klinikën Crailsheim!


Kush mund të aplikojë?

  • Të gjithë infermierët e përgjithshëm, të diplomuar dhe të licencuar;

  • Infermierët që kanë përfunduar apo janë momentalisht duke ndjekur kurset për nivelin A2, B1 apo B2;

  • Infermierët që dëshirojnë të punojnë dhe jetojnë në Gjermani.


Çka ofron WeNurse për ju?

  1. Intervistë pune brenda 3 javëve të aplikimit;

  2. Kontratë pune pas kalimit me sukses të fazës së intervistës;

  3. Kurs përgatitor 6 muaj falas në Gjermani për licencën gjermane/FKP;

  4. Provim me pagesë për licencën gjermane në Gjermani/FKP;

  5. Pagë gjatë periudhës së trajnimit;

  6. EKSTRA 3 BURSA PËR RIMBURSIM TË SHPENZIMEVE PËR KURSIN E GJUHËS PËR KANDIDATËT QË KALOJNË ME SUKSES PROVIMIN.


Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në emailin tonë info@wenurse-ks.com


Për më shumë informata na kontaktoni në:

  • 048 773 999

  • www.wenurse-ks.com

  • Rr. Rexhep Luci, 30, Prishtinë, Kosovë


Rreth Klinikës Crailsheim


Trajtimin e cilësisë së lartë dhe përkujdesjen ideale, të kombinuar me kujdes individual për çdo pacient, e gjeni në klinikën Crailsheim. Klinika Crailsheim ka rreth 630 punonjës të cilët kujdesen për mbi 35,000 pacientë në vit, nga të cilët mbi 10.000 janë pacientë të shtruar dhe mbi 25.000 janë pacientë ambulant.Klinika Crailsheim ofron kujdes standard me 185 shtretër nën sponsorizimin e distriktit të Schwäbisch Hall.


Fokusi i klinikës Crailsheim është tek shërbimi cilësor në kirurgji, ortopedi, kardiologji, gastroenterologji, geriatria akute, gjinekologji dhe obstetrik, si dhe mjekësia e veshit, hundës dhe fytit.


Bashkangjitur me klinikën është një qendër e kujdesit mjekësor me departamentet e mjekësisë së përgjithshme, mjekësisë pediatrike dhe adoleshentëve, kirurgjisë, ortopedisë dhe mjekësisë së aksidenteve, mjekësisë së brendshme, gastroenterologjisë dhe kardiologjisë, si dhe neurologjisë dhe psikiatrisë. Mjekët e regjistruar në panel operojnë gjithashtu në kampusin shëndetësor në fushat e radiologjisë, gjinekologjisë, oftalmologjisë dhe kirurgjisë orale. Klinika ditore për rehabilitimin ortopedik mundëson kujdesin ambulantor.


bottom of page