Infermieri nga Kosova, Albini fillon sesionin e praktikës në Klinikën gjermane Crailsheim
top of page

Infermieri nga Kosova, Albini fillon sesionin e praktikës në Klinikën gjermane Crailsheim


Janë pranuar infermierët e parë nga Kosova në Klinikën gjermane Crailsheim. 3 infermierët e pranuar janë ftuar në këtë klinikë për një sesion praktike 14 ditore për tu ambientuar me vendin e ri të punës gjersa ata kanë siguruar kontratën e punës dhe madje mund të fillojnë me punë po këtë vit.


Albin Trepça nga Mitrovica, momentalisht gjendet në Gjermani ku po njoftohet me stafin, teknologjinë dhe pacientët e Klinikës gjermane Crailsheim.

Infermierët e pranuar nga Kosova, në Klinikën gjermane Crailsheim, janë ftuar në këtë klinikë për një sesion praktike 14 ditore për tu ambientuar me vendin e ri të punës gjersa ata kanë siguruar kontratën e punës dhe madje mund të fillojnë me punë po këtë vit.


WeNurse si partner zyrtar i Klinikës gjermane Crailsheim në Kosovë, ka qenë në çdo hap me kandidatët duke i përgatitur për aplikim, intervistë pune, duke ju asistuar në krijimin e CV-ve dhe çdo dokumentacioni të nevojshëm e procedure administrative për karrierë profesionale në Klinikën Crailsheim.


Klinika Crailsheim ka rreth 630 punonjës të cilët kujdesen për mbi 35,000 pacientë në vit, nga të cilët mbi 10.000 janë pacientë të shtruar dhe mbi 25.000 janë pacientë ambulant. Andaj edhe mundësitë për zhvillim profesional në këtë Klinikë janë të mëdha.


bottom of page