Së bashku për një të ardhme më të mirë
top of page

Së bashku për një të ardhme më të mirë


Creative Education dhe WeNurse nënshkruajnë marrëveshje për të filluar bashkëpunimin e tyre për të mbështetur kandidatët e interesuar drejt një rruge më të mirë në tregun gjerman të punës.


Creative Education është një shkollë e gjuhëve dhe kurseve të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) për gjuhën gjermane dhe angleze. Creative Education, është i pranishëm në Prishtinë (Ulpianë dhe Aktash) dhe Prizren. Kurset e ofruara në Creative Education, synojnë të përgatisin në mënyrë profesionale kandidatët brenda një kohe të shkurtër përmes aplikimit të metodologjisë bashkëkohore, ku fokusi është gjithmonë tek pjesëmarrësit dhe dëshmi për këtë është suksesi i kandidatëve.


“Ky bashkëpunim do t'i ndihmojë kandidatët që të mësojnë gjermanisht dhe të punësohen në Gjermani”, tha Arian Haradinaj, Drejtor Menaxhues, Creative Education.


“Kemi kënaqësinë të fillojmë bashkëpunimin me Creative Education, gjuha gjermane është shumë e rëndësishme për kandidatët tanë, në këtë drejtim kërkojmë bashkëpunëtorët më të mirë”, tha Dimitra Rousvanidou, CEO, WeNurse në Kosovë.




WeNurse mbështet infermierët nga Kosova për të gjetur punën ideale në Gjermani. Ju nuk do të ndiqni një program standard, por së bashku, ne do t'ju udhëheqim përmes një procesi të personalizuar ku çdo profil është unik.

bottom of page