Mbahet punëtoria për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës!
top of page

Mbahet punëtoria për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës!



Klinika Crailsheim: Mbahet punëtoria për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës!


Me 26 qershor, në Klinikën gjermane Crailsheim, është mbajtuar një punëtori ku drejtorja ekzekutive e WeNurse, Dimitra Rousvanidou sëbashku me drejtorin e Klinikës Crailsheim, Werner Schmidt dhe drejtorin operacional, Thomas Grumman, organizuan një prezantim mbi Kosovën dhe vlerat e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Në këtë punëtori ishin prezent edhe shefi i departamentit të kirurgjisë, kardiologjisë, internes, geriatrikes, infermierisë, shefi i burimeve njerëzore sidhe mjekët e kolegë të tjerë.


Pas prezantimit, z. Uwe Seelhof, Max-Q, nga institucioni i trajnimit dhe ekzaminimit të infermierëve jashtë vendit në Karlsruhe, informoi për procedurat e njohjes dhe ekzaminimit të infermierëve të huaj, ku përmes një dialogu të frytshëm pas prezantimeve, secila palë trajtoi tema të ndryshme për një bashkëpunim pozitiv dhe efikas.


"Kjo ishte një iniciativë shumë e mirë," tha z. Grumann, "Isha shumë kurioz të dëgjoja dhe të mësoja për Kosovën dhe popullin kosovar. Ne do të bëjmë gjithçka nga ana jonë për të mirëpritur kolegët e rinj dhe për ta bërë këtë bashkëpunim të qëndrueshëm", shtoi ndër të tjerash, z. Grumman, drejtori operacional në Klinikën Crailsheim.




"Më vjen mirë që gjejmë një partner kaq të hapur dhe mirëkuptues për të bashkëpunuar. Infermierët dhe mjekët e rinj nga Kosova do të jenë në duart më të mira", tha Dimitra Rousvanidou, drejtore ekzekutive në WeNurse.


Konkursi për infermier në Klinikën Crailsheim, është ende i hapur. Andaj nxitoni dhe aplikoni sepse kanë mbetur vetëm edhe 5 vende të lira!


Kualifikimet e kërkuara për infermierë:

Të paktën niveli i gjuhës gjermane B1, ose B2;

Diploma;

Licenca.


Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në emailin tonë info@wenurse-ks.com!

Intervista për punë, brenda 15 ditëve!

E gjithë procedura është pa pagesë!


Për më shumë informata na kontaktoni në:

048 773 999

Na shkruani në rrjetet sociale

www.wenurse-ks.com

Rr. Rexhep Luci, 30, Prishtinë, Kosovë


bottom of page