Klinika Crailsheim pranon infermierët nga Kosova
top of page

Klinika Crailsheim pranon infermierët nga Kosova


Janë pranuar infermierët e parë nga Kosova në Klinikën gjermane Crailsheim. 3 infermierët e pranuar janë ftuar në këtë klinikë për një sesion praktike 14 ditore për tu ambientuar me vendin e ri të punës gjersa ata kanë siguruar kontratën e punës dhe madje mund të fillojnë me punë po këtë vit.


Gjatë këtij muaji, WeNurse si partner i Klinikës gjermane Crailsheim në Kosovë, ka qenë në çdo hap me kandidatët duke i përgatitur për aplikim, intervistë punë, duke ju asistuar në krijimin e CV-ve dhe çdo dokumentacioni të nevojshëm e procedure administrative për karrierë profesionale në Klinikën Crailsheim.


"Gjatë këtij rrugëtimi kam kaluar shumë mirë. Veçanërisht e falenderoj stafin e WeNurse që kanë qenë gati për të më ndihmuar në çdo hap. Intervista ka shkuar shumë mirë dhe ka qenë një përvojë e re ku pata mundësi të njoftohem me profesionistë ndërkombëtar të fushës. " tha Albin Trepça, një ndër infermierët e pranuar në Klinikën Crailsheim.


Klinika Crailsheim ka rreth 630 punonjës të cilët kujdesen për mbi 35,000 pacientë në vit, nga të cilët mbi 10.000 janë pacientë të shtruar dhe mbi 25.000 janë pacientë ambulant. Andaj edhe mundësitë për zhvillim profesional në këtë Klinikë janë të mëdha.


"Ka qenë një përvojë pozitive ku do ta veçoja korrektësinë e stafit të WeNurse për punën. Këtë mundësi do ja rekomandoja të gjithë atyre që janë të interesuar sepse ja vlen! Ishte kënaqësi e veçantë që të intervistohem për punë për herë të parë nga një klinikë gjermane dhe aq më tepër i gjithë procesi të shkojë me sukses.", tha Muhamed Zogaj, një tjetër infermier i pranuar në Klinikën Crailsheim.


WeNurse po organizon gjithashtu një punëtori informative më 26 qërshor në Crailsheim ku i gjithë stafi dhe administrata e Klinikës do të ketë mundësi të informohet për Kosovën dhe infermierët nga atje.


Edhe ti mund të regjistrohesh për punësim në Klinikën Crailsheim andaj nxito sepse kanë mbetur vetëm 5 vende të lira për infermier!


Kualifikimet e kërkuara për infermierë:

  • Të paktën niveli i gjuhës gjermane B1, ose B2;

  • Diploma;

  • Licenca.

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në emailin tonë info@wenurse-ks.com


Për më shumë informacione na kontaktoni në:

048 773 999

www.wenurse-ks.com

Rr. Rexhep Luci, 30, Prishtinë, Kosovë


Afati i fundit për aplikim 30 qershor 2023!


E gjithë procedura është pa pagesë!



bottom of page