Klinika Crailsheim hap pozita pune infermierë
top of page

Klinika Crailsheim hap pozita pune infermierë

Klinika Crailsheim dhe WeNurse Kosova kanë filluar partneritetin për të zbuluar talentet kosovare dhe për rekrutim të këtyre të fundit në sistemin shëndetësor gjerman në Klinikën Crailsheim.


Ftohen të gjithë , infermierët (10 pozita të lira) të aplikojnë në pozitat e hapura në Klinikën Crailsheim.


Rreth Klinikës Crailsheim

Trajtimin e cilësisë së lartë dhe përkujdesjen ideale, të kombinuar me kujdes individual për çdo pacient, e gjeni në klinikën Crailsheim.


Klinika Crailsheim ka rreth 630 punonjës të cilët kujdesen për mbi 35,000 pacientë në vit, nga të cilët mbi 10.000 janë pacientë të shtruar dhe mbi 25.000 janë pacientë ambulant.


Klinika Crailsheim ofron kujdes standard me 185 shtretër nën sponsorizimin e distriktit të Schwäbisch Hall.


Fokusi i klinikës Crailsheim është tek shërbimi cilësor në kirurgji, ortopedi, kardiologji, gastroenterologji, geriatria akute, gjinekologji dhe obstetrik, si dhe mjekësia e veshit, hundës dhe fytit.


Bashkangjitur me klinikën është një qendër e kujdesit mjekësor me departamentet e mjekësisë së përgjithshme, mjekësisë pediatrike dhe adoleshentëve, kirurgjisë, ortopedisë dhe mjekësisë së aksidenteve, mjekësisë së brendshme, gastroenterologjisë dhe kardiologjisë, si dhe neurologjisë dhe psikiatrisë. Mjekët e regjistruar në panel operojnë gjithashtu në kampusin shëndetësor në fushat e radiologjisë, gjinekologjisë, oftalmologjisë dhe kirurgjisë orale. Klinika ditore për rehabilitimin ortopedik mundëson kujdesin ambulantor.


Kujdes i mirë dhe përkujdesje optimale me urimet më të mira për shëndetin tuaj.


Rreth qytetit Crailsheim

Crailsheim është një qytet në Baden-Württemberg, i cili shtrihet pranë lumin Maulach dhe rrethohet nga male të larta. Crailsheim ka mundësi shumë të përshtatshme trafiku, ai ndodhet rreth 70 km larg nga Stuttgart dhe krenohet me një qendër tradicionale të qytetit me shumë mundësi blerjesh dhe argëtimi.


Qyteti është një vend i gjallë dhe inovativ biznesi me më shumë se 20,000 punonjës. Pavarësisht se cilat aktivitete preferohen, Crailsheim ofron një gamë të gjerë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat. Qyteti ka një jetë të mirë sociale me më shumë se 270 klube dhe organizata, në fushën sportive, kulturore dhe sociale, që sigurojnë një pjesë të mirë të cilësisë së jetës.


Një ndër gjërat më të bukura është festivali folklorik vendas, ku qytetarët mblidhen së bashku dhe vizitorët në rajon janë gjithashtu të mirëpritur ngrohtësisht.


Tani kjo klinikë po fillon me rekrutimin e stafit kosovarë në bashkëpunim me partnerin, WeNurse Kosova.


Kualifikimet e kërkuara për infermierë:


• Të paktën niveli i gjuhës gjermane B1, ose B2

• Diploma

• Licenca;


Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në emailin tonë info@wenurse-ks.com


Për më shumë informata na kontaktoni në:

048 773 999

www.wenurse-ks.com

Rr. Rexhep Luci, 30, Prishtinë, Kosovë




bottom of page